Integrimi
Kapen edhe 43 klandestinë kosovarë në Gjermani
Vala e kosovarëve që përmes Hungarisë ia mësyjnë Gjermanisë nuk ka të ndalur. Vetëm gjatë një vikendi në trenat nga Austria në Gjermani janë kapur 43 sish
Nga 60 të huaj të hyrë ilegalisht në Gjermani, në afërsi të vendkalimit në Frailassing, që policia i ka kapur gjatë vikendit të kaluar, 43 veta janë shtetas të Kosovës. Pjesa tjetër kanë ardhur kryesisht nga Siria.
Kosovarët janë zënë kryesisht nëpër trenat që kanë udhëtuar nga Vjena e Salzburgu drejt Gjermanisë, respektivisht Munihut. Kështu në trenin nga Salzburgu janë kapur 7 kosovarë dhe një sirianë të cilët janë arrestuar përkohësisht. Në mesin e tyre ka qenë një kosovar 27 vjeç me dokumente gjermane, i cili kishte shkuar të merrte familjarët e tij në Hungari. Ai duhet të përgjigjet penalisht për kontrabandim të të huajve.
Sipas komunikatës së policisë ai kishte deklaruar se ka dashur t`u mundësojë familjarëve të tij të jetojnë në Gjermani. Por, siç thuhet më tej, ai nuk do të mund ta bëjë këtë pasi që familjarët e tij (prindërit dhe vëllezërit e motrat) tashmë ishin regjistruar si azilkërkues në Hungari dhe atje do të detyrohen të kthehen.
Policët federalë kanë kapur edhe disa grupe të tjera kosovarësh ilegalë në Gjermani, të cilët, si zakonisht, janë përcjellë në qendrat e afërme të azilit.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit