Integrimi
Lenjani feston bashkë me nxënësit e shkollës shqipe
Ylli i kombëtarës shqiptare Ermir Lenjani në mesin e fëmijëve futbollistë që nuk i ndanin sytë, ndau kupën e pavarësisë së Shqipërisë ekipit fitues me emrin „ Mos ma prek Flamurin“
Ky ekip me këtë emër „provokues“ dhe kjo ndjenjë e freskët për Lenjanin që e kishte përjetuar në Beograd në mbrojtje të flamurit, ishte një rastësi që ai nuk e kishte menduar më parë.
„Mos ma prek flamurin“ ishte ekipi nxënësve të shkollës shqipe në Flums që fitoi të shtunën turnirin futbollistik të organizuar në Walenstadt nga LAPSH-i për nder të ditës së shpalljës së pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesin e tetë ekipeve të paraqitura për pjesëmarrje në këtë turnir futbollistik mes nxënësve të të gjitha grupmoshave të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, ishte edhe futbollisti i kombëtarës shqiptare, Ermir Lenjani.
Musafiri i madh tha se ndjehej mirë në mesin e fëmijeve, të cilit i vraponin gjatë gjithë kohës pas për të bërë një fotografi me të, për të marrë një autograf, e për t’i qëndruar pranë lojtarit që tashme shihej se një yll i tyre.
Ermir Lenjani që luan sot me ekipin e tij FC St. Gallen ndaj FC Vaduz-it, në këtë manifestim për nder të 28 Nëntorit i nderoi bashkë me organizatorët futbollistet dhe futbollistët e rinj me nga një çmim e kupa të mëdha për finalistët.
Çmimin e lojtarës dhe lojtarit më të mirë morën Ariona Murati dhe Azem Sadiku. Kurse për Lenjanin, Vaxhid Sejdiu kishte rezervuar një mirënjohje si shenj kujtimi nga nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër.
„Ky është një rast i mirë për të mbledhur bashkë fëmijë e prindër shqiptarë që jetojnë larg njëri tjetrit e të shpërndarë në vende të ndryshe në Zvicër“, vlerësoi Vaxhid Sejdiu, kryetar i LAPSH-it për kantonet Zvicrës lindore.
E-Diaspora
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në fund të muajit shkurt 2024 arritën në mbi 174 milionë euro Bëhet e ditur se rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që...
-
52-vjeçari nga Kosova gjen vdekjen në vendin e tij në punës në Itali
-
Shkolla shqipe në SHBA, me qindra nxënës shqiptarë
-
Mbahet takimi i Kolegjit të kirurgëve të Kësovës me kirurgët nga mërgata
-
Irlandë: Ekspozitë nga artisti shqiptar, Azem Koleci
Jeta në Zvicër
-
Ja si duken fanellat e reja të Zvicrës në Kampionatin Evropian Fanellat e reja të kombëtares së Zvicrës janë prezantuar dy muaj e gjysmë para fillimit të...
-
Ndërprerje e transportit publik në Gjenevë
-
Numër rekord i turistëve amerikanë në pistat zvicerane të skive
-
Simpoziumi i mantelbardhëve shqiptarë në Zvicër emocionon profesorët nga Kosova e Shqipëria
-
Hana nga Zvicra, Perla që u zbukuron gëzimet tuaja