Zhvillim

Zvicra vazhdon mbështetjen për Kamenicën

Komuna e Kamenicës do të jetë partnere e projekti më të ri “DEMOS” në tri vite e gjysmë në vijim

Nënshkrimi I kontratës së bashkëpunimit ndërmjet zyrtarëve të Komunës së Kamenicës dhe përfaqësuesve “Demos” do të bëhet më 18 shtator në Prishtinë

Nënkryetari i Komunës Fatmir Matoshi, kryesuesi i Kuvendit Komunal Bajram Dërmaku dhe zyrtarë të tjerë të lartë komunal kanë pritur përfaqësuesit e HELVETAS, në një takim prezantues të projektit të ri, në të cilin u konfirmua partneriteti në mes Kamenicës dhe projektit DEMOS.

Merita Barileva nga HELVETAS, ka njoftuar se ceremonia e nënshkrimit të kontratës së bashkëpunimit do të bëhet me 18 shtator 2014 në Prishtinë.

Projekti do të funksionoj në  tri fusha: mbështetja në menaxhimin financiar, shërbimet publike dhe demokracia lokale.

“Projekti DEMOS do t’i ofrojë komunës asistencë teknike dhe mbështetje financiare në fushën e shërbimeve publike (e cila përfshinë 2 nga 3 shërbimet e mëposhtme: menaxhimin e mbeturinave, hapësirën ​​publike dhe mobilitetin), menaxhimin financiar, demokracinë lokale dhe kornizën ligjore e politike, në përputhje me kushtet e përcaktuara në Memorandum.” ka thënë Merita Barileva,zyrtare e lartë e këtij projekti.

Bazuar në performancën e treguar nga Komuna e Kamenicës, palët janë dakorduar që fillimisht nga grantet përfituese të Kamenicës të mbulohen detyrimet financiare për ujësjellësin e fshatrave Kopernicë, Kolloleq dhe Shipashnicë i realizuar në 2009.

Nënkryetari Fatmir Matoshi ka falënderuar zyrtarët e DEMOS për gatishmërinë e tyre për zgjidhjen e problemit të pagesës së pakryer për përfundimin e projektit për ujësjellësin Kopërnicë – Kolloleq – Shipashnicë gjatë katër viteve të kaluara i cili është një aset shumë i rëndësishëm për komunën dhe qytetarët e këtyre lokaliteteve, thuhet në një njoftim të Komunës së Kamenicës