E premte, 18 Prill, 2014 - 02:22
Subscribe to Syndicate
download

Syzet “Google” për të verbrit

06.05.2013 - 12:53
Vlerësohet të jetë revolucion në mjekësi i ashtuquajturi “syri bionik”.

Me të njerëzit e verbër mund të shohin sipërfaqet, format dhe do t’i perceptojnë sërish ngjyrat. Pacientët e parë me këtë “implant” janë shprehur krenarë sesi ata sërish e njohin apo edhe e vërejnë vendkalimin për këmbësorë.

Disa madje mund të deshifrojnë shkronja të mëdha. "Pacienti nuk mund të lexojë gazetën, por ata janë të pavarur", thotë Thomas J. Wolfensberger, një profesor në Klinikën e Syrit në Spitalit Universitar në Lozanë.

Parimi është i ngjashëm si me syzet e “Google”. Të dy sistemet veprojnë me një kamerë të montuar në syze. "Dikush mund të thotë se bëhet fjalë për llojin e syzave të “Google” për të verbrit", tha Wolfensberger për “20min”.

Disa ekipe shkencëtarësh në mbarë botën janë duke punuar me implante të këtilla.

Lloji i parë i këtyre implanteve, Argus II, i krijuar nga Second Sight tani për tani është i disponueshëm vetëm në Evropë dhe SHBA.

Antena është e lidhur në retinë me 60 elektroda, duke krijuar një imazh të barabartë me 60 pikselë për ta interpretuar trurin. Pacientët e parë të Argus II raportojnë se mund të shikojnë nëpërmjet formave të ndryshme dhe të dallojnë lëvizjet nëpërmjet objekteve.

Rreth 60 njerëz janë duke jetuar me një implant Argus II të retinës.

“Tani ajo do të përdoret për herë të parë në Zvicër”, tha Wolfensberger.

Në një operacion të tillë që zgjat 4 orë dhe që kushton rreth 100 mijë franga, pacientëve u instalohet një antenë në pjesën e pasme të syrit si dhe një palë syze të veçanta me kamera që i japin sinjal kësaj antene.

Klinika në Lozanë është duke kërkuar për një opsion të financimit, ngase sigurimet shëndetësore nuk i mbulojnë operacionet e këtilla.

Këto implante mund t'u kthejnë dritën pacientëve të cilët janë plotësisht të verbër, por vetëm në qoftë se verbëria është shkaktuar nga një defekt i retinës, si shkatërrim makular, probleme diabetike apo sëmundje të tjera të këtij lloji.

Reklamë

Reklamë

@albinfo.ch
"Smirasit", komuniteti mbështetës i fshatit të origjinës Diaspora e gjithë Evropës nga fshati Smirë e Kosovës u mblodh në Onex (GE) gjatë fundjavës së kaluar. Një komunitet me prejardhje nga i njëjti fshat dhe i cili përtej festës së organizuar na frymëzon me sistemin e tij të qëndrueshëm, duke vënë në pah kontributin e një diaspore në zhvillimin e vendit të saj të origjinës.
© albinfo.ch
Azili në BE, sakrifica që nuk ia vlen Qeveria e Kosovës e ndihmuar edhe nga Zyra Zvicerane në Kosovë (SDC) kanë filluar fushatën për parandalimin e azilit të rremë në BE. Migrimi ilegal konsiderohet “sakrificë e kotë”
Zvicër
albinfo.ch
Zahiri: Nuk merrem me politikë por me problemet e qytetarëve Ibrahim Zahiri është zgjedhur këshilltar në Asamblenë e Komunës së Glatbrugg-ut. Ai për albinfo.ch flet lidhur me favoret dhe përgjegjësitë që sjell me vete ky post

Reklamë

Moti

Bernë

Clear sky
  • 0 °C
Reported on:
Pre, 18/04/2014 - 01:50

Prishtinë

Broken clouds, light rain
  • 4 °C
Reported on:
Pre, 18/04/2014 - 02:00

Cyrih

Clear sky
  • 3 °C
Reported on:
Pre, 18/04/2014 - 01:50

Shkup

Overcast, light rain
  • 7 °C
Reported on:
Pre, 18/04/2014 - 00:00

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj