Kalendari

KosICT vjen për herë të tretë me moton “Ne nuk përcaktojmë kufij! Po ju?”

Ejani dhe bëhuni pjesë e komunitetit më vibrant në botë!

Konferenca më e madhe rajonale e Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit, nën organizimin e STIKK dhe ICK, sjell sërish risi me trendet më të reja në “Digital Transformation, Future of Nearshoring, Enterpreneurship & Open Innovation, Crowdsourcing & Crowdfunding”, ku folës të ndryshëm me ekspertizë globale do të ndajnë përvojat dhe njohuritë e tyre me pjesëmarrësit, prej 30 tetor deri më 1 nëntor, në Prishtinë.

Përgjatë tri ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi te zhvillojnë edhe takime biznesore (B2B) me 11 kompani nga Gjermania, Norvegjia dhe Finlanda si dhe mundësi prezantimi para investitorëve të jashtëm ne kuadër të programit #PrishtinaFTW (For the Win).

Poashtu, për zhvilluesit softuerik do të organizohen sesione paralele për të prezantuar metodat më të reja të programimit.

Ejani dhe bëhuni pjesë e komunitetit më vibrant në botë!

Për më tepër informata vizitoni: www.kosict.com

Tetor 2014