Integrimi
Besniku, taksisti që ju argëton në makinë me videoklipin e tij
Mysafirët vallëzojnë me muzikën ritmike, pamjet në video që tregojnë përditshmërinë e punës si taksist, me mysafirë që i pret dhe i përcjell me përzemërsi...
Besnik Ziba ka një firmë të taksive dhe e vozit edhe vetë si taksist njërën nga 6 veturat. Por, Besniku u ofron mysafirëve të tij diçka origjinale: ai ka realizuar një videoklip në të cilin me një muzikë elektronike dhe me tekst të cilin e këndon vetë, përshëndet dhe falënderon të gjithë ata që shfrytëzojnë taksinë e tij. Kënga dhe viedoklipi titullohen “I lieben dir” (shtrembërim i qëllimshëm për “Ich liebe dich”).
Muzika ritmike, pamjet në video që tregojnë përditshmërinë e punës si taksist, me mysafirë që i pret dhe i përcjell me përzemërsi, nuk lënë indiferentë mysafirët tjerë që hipin në taksinë e Besnikut. Ata kryesisht vallëzojnë ulur sipas muzikës dhe humori në makinë është i garantuar.
Besnik Ziba rreth 40 vjeçar thotë se këtë videoklip e ka bërë për të përshëndetur dhe falënderuar shfrytëzuesit e taksit të tij. Ai shton se nuk e ka ndërmend të hyjë në boten e muzikës, përkundër talentit për muzikë që duket se e ka. “kam familjen, dy fëmijë për të ushqyer…” sqaron ai.
Klipin që zgjat rreth 4 minuta e gjysmë e ka realizuar regjisori nga St. Galleni Denis Ledergerber.
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit