E-Diaspora

“Buzëkuq për djemtë e fortë”, film gjerman për të rinjtë e Kosovës

Ekipi i realizimit të filmit ka synuar që të rinjve t`u tregohet se ekzistojnë alternativa për dhunën, homofobinë dhe kriminalitetin

Steffen Groth njihet si aktor që luan rolet e djemve simpatikë, dashnorëve, heronj që u thejne zerën vajzave. Një rol tipik në këtë drejtim që e bën atë të njohur është ai në serinë spitalore “Doctors Diary”. Por, Groth kësaj radhe ka vendosur të bëhet më serioz. Ai, me rastin e një vizite që i ka bërë në Bon organizatës humanitare “Care” i është përkushtuar një teme më të rëndë, duke prezantuar një film dokumentar që ka dalë si rezultat i një projekti humanitar që Care ka iniciuar në Kosovë.  

I shoqëruar nga ekipi i kamerave i televizionit WDR ai së bashku me djem të rinj të rritur në kushte të rënda ka realizuar brenda dhjetë ditëve filmin “Lippenstift für harte Kerle” (Buzëkuq për djemtë e fortë), shkruan portali gjerman express.de. Sokoli, Istrefi, Pajtimi dhe djem të tjerë, aktorë laikë kanë, marrë pjesë në punëtorinë e tij teatrore. Me ta ka provuar të realizojë një pjesë teatrore, nga e cila ka rezultuar edhe filmi dokumentar.

Ajo që ka synuar ekipi i realizimit të filmit ka qenë që të rinjve t`u tregohet se ekzistojnë alternativa për dhunën, homofobinë dhe kriminalitetin. “Kam përshtypjen se ajo që kam bërë është një kontribut për zhvillimin e atyre djemve”, ka thënë Groth me rastin e prezantimit t¨filmit në Bon të Gjermanisë.

.