E-Diaspora

„Dardania“ e Winterthurit, në Festën e Kombeve në Zug

Në vazhdën e aktiviteteve të SHKA „Dardania“ nga Winterthuri, më 6 shtator 2014, duke filluar nga ora 17 do të kenë një prezantim në Festën e Kombeve në qytetin Zug

Në këtë manifestim do të marrin pjesë shumë nacionalitete me rastin e 50-vjetorit të migracionit të Kantonit të Zugut.

Shqiptarët do të prezantohen nëpërmes Shoqërisë Kulturore dhe Artistike „Dardania”, e cila po shënon 20-vjetorin e veprimtarisë së saj.

Pjesëmarrja e tyre do të jetë me valle të grupit të fëmijëve të vegjël, ku do të jetë një program modest për kohën e paraparë për shqiptarët, kuptohet nëpërmes organizatorëve të qytetit të Zugut dhe shqiptarëve që veprojnë atje.

Festa fillon nga ora 14:00 dhe pjesa e shqiptarëve, (Shoqërisë Kulturore dhe Artistike “Dardania”) fillon nga ora 17:00.

Adresa: Landsgemenindplatz-Vorstadtquai
6300 Zug
Kontakt për SHKA „ Dardania“ ; 079 672 41 82 dhe 076 274 57 90
Kontakt personi për Zug; 076 338 85 54