E-Diaspora

… dhe, fituesi është “Ballkoni”

Filmi kosovar i Lindita Zeqirajt ështe fitues i edicionit të 8 të Festivalit të Filmit te shkurtë SWIKOS në Basel të Zvicrës

Përfundoi edhe edicioni i 8 i Festivalit të Filmit të shkurtë SWIKOS, festival ky që tashmë më 8 vitet e tij, ka arritur që në mënyre te suksesshme t`i fusë në konkurrencë filmat shqiptarë – kosovarë me ata zviceranë.

Se për çfarë niveli apo serioziteti mund të flitet për këtë festival, këtë e dëshmojnë tashmë shumë gjëra, siç janë filmat pjesëmarrës, apo edhe përbërja e jurisë, në të cilën vitin e kaluar ka pasur edhe një fituese të çmimit Oscar.

Në edicionin e sivjetmë, pjesëmarrës ishin gjithsej 13 filma, 5 nga të cilët ishin nga Kosova, 6 inga Zvicra dhe 2 nga Gjermania.

Këtë vit, sipas drejtorit te Festivalit, Florin Brajshori ka pasur një konkurrencë mjaft të madhe, si dhe një interesim mjaft të madh për pjesëmarrje.

„Ecuria e festivalit ka qenë shumë e mirë. Me një konkurrencë më të fortë se në edicionet e kaluara,  disa nga filmat pjesemarres e kane pase edhe premieren ketu. Dëshmon më së miri se këtu po bëhet punohet më seriozitet“

Sipas Brajshorit, arsyeja pse Swikos ka pasur një zhvillim pozitiv të vazhdueshëm gjatë 8 viteve rrugëtim,  është sepse synimi i organizatorëve ka qenë gjithmone qe te punohet në përmirësimet e gabimeve të edicioneve paraprake.

Në anën tjetër, një person i cili tashmë i ka provuar dy rolet si atë të pjesëmarrësit, vitin e kaluar, por dhe anëtarit te jurisë në këtë vit, është aktori dhe regjisori kosovar Bekim Guri. Ai për festivalin Sëikos, ku vitin e kaluar edhe ishte fitues në një kategori, flet para se gjithash për konkurrencën që ka pasur këtë vit. Sipas tij të kesh 13 filma konkurrues, e në mesin e tyre 6 filma që kanë ngjallur diskutime të shumta mes jurisë, është tregues i fuqishëm në punen që po bëhet në këtë festival.

Sa i përket tematikave që trajtohen në filmat kosovarë dhe ata zvicerranë, ka mjaft dallim, gjë për të cilet ndajnë të njejtin mendim regjisori Guri si dhe ai zviceran Tom Keller. Përderisa filmat kosovarë trajtojnë tema me problemet e shumta sociale në sfond, në Zvicër këto tema janë pothuajse joekzistente, gjë që e bën të vështirë bërjen e një tregimi të mirë.

Një dallim tjetër që vërehet është po ashtu ana bugjetore, ku zviceranët investojnë shumë më shumë në filmat e tyre, pasi që mundësitë financiare janë më të mira, përderisa ana teknike është pothuajse e njejtë.

Sa i përket ndarjes së çmimeve, duke pasur parasysh konkurrencën e sivjetme, vendimet nuk ishin aspak të lehta nga ana e jurise. Mirëpo kur ishte tek ndarja e çmimit kryesor atë për filmin më të mirë, juria ishte unanime që ky film do t`i takojë filmit „Ballkoni“ i regjisores kosovare Lendita Zeqiraj.

“Ballkoni”, film ky pjesëmarrës i mbi 80 festivaleve, përfshirë këtu edhe edhe atë të Venecias në edicionin e 70-të të tij, është një film ku tregohet më së miri për atë që ndodh me të vërtetë në Kosovë. Pra është krijim ku thjeshtësia dhe vështirësi e ngjarjeve janë të gërshetuara më së miri, gjë e cila edhe edhe është kuptuar në të gjithë festivalet pjesëmarrëse, që ka ndikuar në marrjen e mbi 10 shpërblimeve deri tani.

 

Fituesit  tjerë të Swikos festivalit janë:

Hadi Shehu – Aktori më i mirë, nga filmi „ Ne të Tre“ nga Blerta Basholli

“Mirage” –  Kamera më e mirë, nga Pilonell Wendy

“Amel”– Montazha më e mirë ,nga More Raqa

“Përqafimi” – çmimi i Publikut, nga Lulzim Guhelli

“Gutes Recht” – Regjia më e mirë, nga Anita Blumer

 

Swikos

Swiss Kos Art është një Organizatë Kulturore e themeluar në prill të vitit 2007, ku për qëllim ka përafrimin apo edhe shkembimin ndërkulturor zviceran me atë kosovarë, gjegjësisht shqiptar. Kjo organizatë, pos festivalit Swikos, merret edhe me organizimin e ngjarjeve të tjera kulturore kosovare-shqiptare në Zvicër.

Alban Hamza