E martë, 21 Tetor, 2014 - 21:53
Subscribe to Syndicate
download
Zvicër-Shqipëri

Instrumente muzikore dhe mbulesa shtretërish për Shqipëri

13.04.2013 - 14:35
Një aksion të shoqatës "St.Georgen hilft Albanien", për instrumente muzikore, e pati ndihmuar vitin e kaluar edhe firma "Bachmann" duke dhuruar12 piano klasike

Shoqata humanitare "St.Georgen hilft Albanien” që e ka selinë në St. Georgen të Zvicrës lindore, dhe është e orientuar për ndihmë Shqipërisë është në kërkim të instrumenteve të ndryshme muzikore dhe të mbulesave për shtretër nga materiali i lirit. Këto, sipas përfaqësueses së shoqatës, Ruth Widmer kërkohen për t`ua dhuruar shkollave të atjeshme shtetërore të artit dhe të muzikës.

“Studentët e arteve pamore mund t`i përdorin mbulesat e shtretërve si pëlhurë për të pikturuar mbi të. Për këtë arsye janë sidomos të kërkuara ato materiale që kanë sipërfaqe të lëmuar”, ka thënë Widmer.

Para këtij aksioni, shoqata e përmendur ka realizuar që nga viti 1992 e këtej një numër të madh aksionesh për të ndihmuar aspekte të ndryshme të jetës në Shqipëri. Nidhmat, si ngritja e qendrave për përkujdesje ose për të varfrit, pastaj siguimi i syzeve për personat që kanë nevojë për to, janë orientuar kryesisht në viset e izoluara malore e të varfra të Shqipërisë së veriut.

Një aksion të ngjashëm, për sigurimin e instrumenteve muzikore, të iniciuar nga shoqata "St.Georgen hilft Albanien" e pati ndihmuar vitin e kaluar edhe kompania "Bachmann" duke falur 12 piano klasike, të përdorura por në gjendje të mirë (në foto).

Ato i qenë dhuruar shkollës së arteve "Tefta Tashko-Koço" në Korçë.

Instrumentet dhe mbulesat mund të dorëzohen në adresën Bachweidstrasse 13 në St. Georgen. Ekziston po ashtu edhe mundësia që ato, sipas marrëveshjes, vetë shoqata t`i marrë nga shtëpitë e atyre që i ofrojnë, shkruan "St.Galler Tagblatt".

Për informata më të hollësishme, në telefonin: 071 223 66 13

Reklamë

Reklamë

Sipas jush, si ka ndikuar ndeshja Serbi-Shqipëri në perceptimin e Ballkanasve në rrethin tuaj në Perëndim?

“Shembja e Kullës së Ajfelit” është prodhim i Qendrës Multimedia dhe ka pasur premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës në dhjetor të vitit të shkuar
LAPSH
Cikli i lartë në Lozanë
Shkollat shqipe, me pak nxënës e me shumë probleme Janë vetëm 151 nxënës në gjithë kantonin Vaud që do të mësojnë shqipen këtë vit shkollor, krahas mësimit të rregullt në shkollat zvicerane
Opinion
Politika, duart larg prej sportit * A është racist komenti i Denis Abbot, zëdhënës i BE-së, se askush në fushë nuk ishte për lëvdatë, unë mendoj se po. Zëdhënësi do të duhej të mbetej në deklaratat se është punë e UEFA-s të vlerësojë ngjarjet
Studim
Shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës, të integruar mirë në Zvicër Një studim i realizuar me porosi nga Zyra Federale për Migracion (BFM) dhe Drejtoria për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA) dhe i publikuar të enjten, konstaton se popullata me prejardhje nga Bosnjë e Hercegovina është e integruar mirë në Zvicër

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds, rain showers
  • 9 °C
Reported on:
Mar, 21/10/2014 - 21:20

Prishtinë

Scattered clouds
  • 15 °C
Reported on:
Mar, 21/10/2014 - 21:30

Cyrih

Broken clouds, light rain showers
  • 9 °C
Reported on:
Mar, 21/10/2014 - 21:20

Shkup

Clear sky
  • 12 °C
Reported on:
Mar, 21/10/2014 - 20:00

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj