Jeta në Zvicër
BE nuk e negocion lëvizjen e lirë me Zvicrën
"Kufizimet dhe kuotat, kombinuar me dhënien përparësi të shtetasve zviceranë janë në kundërshtim me marrëveshjen për lëvizje të lirë", thuhet në letrën e BE-së
Duket se Bashkimi Evropian përfundimisht do t`i thotë jo negociatave me Zvicrën për modifikimin e marrëveshjes për lëvizje të lirë. Shefja e politikës së jashtme të BE-së Catherine Ashton në një letër që ia ka drejtuar presidentit të Zvicrës, Didier Burkhalter ,ka bërë të qartë se BE nuk mund t`i përgjigjet pozitivisht kërkesës zvicerane në këtë drejtim.
Më 4 korrik Zvicra i kishte drejtuar Bashkimit Evropian një lutje formale për përshtatje, modifikim të marrëveshjes për lëvizje të lirë. Kjo kërkohej bazuar në konceptin për jetësimin e iniciativës kundër migracionit masiv, të sponsoruar nga SVP/UDC.
Në një draft të letrës drejtuar Bernës nga Ashton, sipas një publikimi të bërë nga gazeta “Le Temps”, thuhet se parimi i mosdiskriminimit, e drejta për të kryer një veprimtari ekonomike dhe për t`u vendosur në territorin e tjetrit përbëjnë parimin bazë të BE-së.
Për këtë arsye, negociatat për të futur në fuqi kufizimet dhe kuotat, kombinuar me dhënien përparësi të shtetasve zviceranë janë në kundërshtim me synimet bazë të marrëveshjes për lëvizje të lirë, thuhet në letër. Pas konsultimeve me partnerët e BE-së, Brukseli konsideron se nuk është në gjendje t`i përgjigjet kërkesës nga Berna dhe për këtë arsye do ta hedhë poshtë atë.
Por, Brukseli është i gatshëm për debat lidhur me problemet praktike që dalin nga zbatimi i marrëveshjes.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dy trena janë bllokuar në tunelin midis dy stacioneve Të mërkurën në mëngjes pati një ndërprerje në trafikun hekurudhor midis Cyrih-Hardbrücke dhe Cyrih-Oerlikon....
-
Zvicër: Ndërrimi i motit shqetëson bletarët
-
Bankat zvicerane kërkojnë më pak staf
-
Thun dëshiron të ulë taksat
-
Tonelata naftë derdhen në liqenin e Zug-ut