E mërkurë, 22 Tetor, 2014 - 14:10
Subscribe to Syndicate
download

Sela fiton Strugën, nis festa

07.04.2013 - 21:52
Nga 27.587 vota sa kanë qenë gjithsejtë në balotazh, Sela i PDSH-së ka fituar 19.323 vota, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski ka fituar 8244 vota

Pas fitores në Kërçovë dy javë më parë, shqiptarët kanë fituar edhe komunën e Strugës, duke shënuar fitoren e dytë të rëndësishme në zgjedhjet lokale në Maqedoni. Ziadin Sela ka shënuar fitore në zgjedhjet e balotazhit, duke mundur kandidatin maqedonas, Vllado Koçoski me një epërsi të lartë.

Sipas rezultateve preliminare që ka transmetuar shtabi zgjedhor i Partisë Demokratike Shqiptare, Sela nga 27.587 vota sa kanë qenë gjithsej në balotazh, ka fituar 19.323 vota, ndërsa kandidati maqedonas Koçoski ka fituar 8244 vota.

Sipas medieve nga Maqedonia, në komunën e Strugës tashmë ka nisur festa e kandidatit shqiptar. Siç raporton agjencia INA, kanë mbetur rreth 5 mijë vota pa numëruar, të cilat nuk mund të ndryshojnë rezultatin e fituesit.

Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor Komunal (KZK), në Strugë kanë votuar më shumë se 65 për qind e qytetarëve.

Ndërkaq nga ana tjetër, Bashkimi Demokratik për Integrim ka shpallur fitore në katër komuna: në Çair, Vrapçishtë, Haraçinë dhe Tearcë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se BDI është në epërsi të madhe në komunën e Tetovës me mbi 4700 vota.

“Në epërsi jemi edhe në komunën e Gostivarit, por ju lus që të keni durim që të arrijnë rezultatet dhe ti shpallim para jush”, theksoi Bujar Osmani.

“Këto zgjedhje janë fitore e demokracisë, të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, zgjedhje me standarde të larta demokratike, ku u shpreh vullneti politik i qytetarëve. Kjo ishte me shumë rëndësi dhe para rezultateve tona partiake, dhe qëllimi ynë ishte që të krijhoet një standard i zgjedhjeve fer dhe demokratike”, ka thënë ai.

Reklamë

Reklamë

Sipas jush, si ka ndikuar ndeshja Serbi-Shqipëri në perceptimin e Ballkanasve në rrethin tuaj në Perëndim?

Prezantim
albinfo.ch
Shaip Beqiri: "Ky nuk është libri im" Libri më i ri i Beqirit është ndër librat më të mirë të poezisë shqipe, u tha në prezantimin e bërë në Bernë të librit "Hidra e mllefit/Hydra des Zorns", botim i Limmat Verlag
LAPSH
Cikli i lartë në Lozanë
Shkollat shqipe, me pak nxënës e me shumë probleme Janë vetëm 151 nxënës në gjithë kantonin Vaud që do të mësojnë shqipen këtë vit shkollor, krahas mësimit të rregullt në shkollat zvicerane
Opinion
Politika, duart larg prej sportit * A është racist komenti i Denis Abbot, zëdhënës i BE-së, se askush në fushë nuk ishte për lëvdatë, unë mendoj se po. Zëdhënësi do të duhej të mbetej në deklaratat se është punë e UEFA-s të vlerësojë ngjarjet

Reklamë

Moti

Bernë

Broken clouds
  • 7 °C
Reported on:
Mër, 22/10/2014 - 13:20

Prishtinë

Broken clouds
  • 20 °C
Reported on:
Mër, 22/10/2014 - 13:30

Cyrih

Broken clouds
  • 6 °C
Reported on:
Mër, 22/10/2014 - 13:20

Shkup

Broken clouds
  • 19 °C
Reported on:
Mër, 22/10/2014 - 14:00

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj