Shkurt.ch

1 milionë veta vuajnë nga stresi në punë

Stresi te një kategori është aq i lartë sa që afër 6 për qind të të punësuarve ose rreth 300 mijë sish janë në prag të sëmundjes “Burnout"

Në Zvicër llogaritet se rreth 4.9 milionë veta janë të punësuar. Prej tre  rreth 1 milion ankohen se i janë nënshtruar një stresi të madh gjatë punës, bëhet e ditur nga rezultatet e një studimi të realizuar nga Universiteti i Bernës dhe Shkolla e Lartë e Cyrihut për Shkenca Aplikative. Studimi i titulluar “Job-Stress-Index” i financuar nga “Gesundheits Förderung” konstaton po ashtu se  2 milionë të punësuar ankohen se ndjehen të lodhur në vendin e  punës.

Stresi te një kategori është aq i lartë sa që afër 6 për qind të të punësuarve ose rreth 300 mijë sish janë në prag të sëmundjes “Burnout” (depresioni i shkaktuar nga mbingarkesa në punë), shkruan nzz.ch. Këta persona nuk mund të qetësohen as në kohën e tyre të lirë dhe mbase nuk do të mund të lirohen ndonjëherë nga stresi i fituar në punë.

Gjithë ky stres në punë nuk kalon pa pasoja për ekonominë e Zvicrës. Sipas studimit, ekonomia zvicerane për çdo vit humb nga 5.6 miliardë franga vetëm nga stresi të cilit i nënshtrohen të punësuarit në vendet e tyre të punës.