Shkurt.ch

200 miliardë franga ende të padeklaruara në Zvicër

Në llogaritë bankare të Zvicrës ka ende para që nuk janë të deklaruara

Më 2013 në institucionet financiare të vendit thuhet të jenë rreth 200 miliardë franga, asete të padeklaruara nga të huajt, vlerësohet në një studim nga firma konsultuese PwC. Pesë vjet më parë ishin 800 miliard franga.

Duke iu falënderuar sekretit bankar, Zvicra ka qenë për dekada një  “oazë tatimore”. Por, në vitin 2008 autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më vonë vendet evropiane filluan një fushatë kundër shmangies së taksave nga bankat.

Shumë konsumatorë kanë transferuar tashmë paratë në vendet e tyre. Sipas PwC, gjatë këtyre viteve një total prej rreth 350 miliardë frangash janë transferuar nga Zvicra, shumica e të cilave duhet të kenë qenë të pataksuara.

Ekspertë të PwC-së vlerësojnë se sërish do të mund të largohen nga vendi rreth 70 miliardë franga zvicerane.