Shkurt.ch

4.22 milionë të punësuar në Zvicër

Në periudhën prej korrikut deri në shtator numri i të punësuarve në Zvicër u rrit me 0.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Vazhdon të rritet numri i të punësuarve në Zvicër në tremujorin e tretë të këtij viti. Në fund të shtatorit numri i të punësuarve arriti në 4.22 milionë, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave.

Në periudhën prej korrikut deri në shtator numri i të punësuarve në Zvicër u rrit me 0.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i të punësuarve me orar të plotë pune është rritur me 0.7 për qind dhe arrin në 3.568 milionë, ndërsa me një punë të dytë punësimi u rrit me 0,6 për qind, ose gjashtë mijë vende pune në vit, ndërsa në sektorin e shërbimeve me 0.8 për qind, ose 23 mijë vende të reja pune.

Në të njëjtën kohë numri i vendeve të lira është reduktuar me 1.6 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013.