Shkurt.ch

6.5 miliardë franga në vit, remitencat e të huajve nga Zvicra

Ndërsa në nivel botëror, nga viti 2004 deri në 2014 remitencat janë shtuar nga 230 miliardë në 582 miliardë dollarë

Të huajt që punojnë në Zvicër kanë mbështetur gjithmonë familjarët dhe të njohurit tjerë në vendet e prejardhjes. Kjo mbështetje ose ndryshe remitendat vjen duke u rritur. Kështu gjatë vitit 2013 kanë mbërritur në 6.5 miliardë franga  dërgesat e të huajve në vendet e prejardhjes.

Me këtë trend, pothuajse është dyfishuar shuma në krahasim me dhjetë vite më parë, bën të ditur Zyra Federale për Statistikë.

Por shuma e dërgesave është me siguri më e lartë, pasi që në statistikë janë përfshirë vetëm kanalet zyrtar, si përmes bankës, postës ose operatorëve që bëjnë transferin e të hollave.

Sipas ekspertëve konsiderojnë se në rrugët inoficiele ose “në të zezë” dërgohen edhe rreth tre miliardë franga tjera.

Në nivel botëror dërgesat e emigrantëve gjatë dhjetë viteve të fundit janë shtuar edhe më shumë, shkruan tagesanzeiger.ch. Madje nga viti 2004 deri në 2014 nga 230 miliardë dollarë ato janë shtuar në 582 miliardë dollarë.

Më së shumti para emigrantët kanë dërguar në Indi, 71 miliardë pastaj në Kinë, 64 dhe në Filipine, 28 miliardë dollarë.