Shkurt.ch

9565 SFR, të ardhurat mesatare bruto për një familje në Zvicër

Zvicra nuk duket të jetë edhe vend i pasur. Shumica e familjeve zvicerane fitojnë më pak se mesatarja në muaj.

9565 franga zvicerane janë të ardhurat mesatare bruto për një familje në Zvicër. Kështu thotë një raport i Qeverisë së Zvicrës. Gati 30 për qind e familjeve kanë fituar bruto 6000 franga në muaj. Pothuajse 47 për qind e familjeve e kanë të paarritshme pagen mesatare bruto në Zvicër.

Duke marrë parasysh nivelin më të lartë, 8000-10.000 Fr., shumica e familjeve fitojnë nën mesataren prej 9565 frangash. Më shumë se 50 për qind e të gjitha familjeve zvicerane fitojnë më pak se paga mesatare bruto! Kjo është konfirmuar nga ekonomisti Mario Morger nga Administrata Federale Tatimore.