Shkurt.ch

Akuza ndaj spitaleve dhe farmacive: po dëmtojnë pacientët

Sipas Santésuisse dëmi që u shkaktohet pacientëve si rezultat i mospërcjlljes së rabateve të barnave, është rreth 300 milionë franga

Federata e arkave të sigurimit shëndetësor Santésuisse së bashku me organizatën që bën krahasimin e çmimeve në treg, Comparis, kanë drejtuar kritika ndaj spitaleve, mjekëve dhe barnatoreve. Sipas tyre këto subjekte ndodh shpesh që zbritjet me të cilat i marrin medikamentet nuk i përcjellin te pacientët.

Kështu Comparis shkruan se duke ua mohuar këtë shërbim pacientëve, ata dëmtohen për rreth 200 milionë franga në vit, shkruan srf.ch. Ndërsa sipas Santésuisse ky dëm që u shkaktohet pacientëve si hallka e fundit në këtë zingjir është madje edhe më i madh, rreth 300 milionë franga.

Por, kështu nuk mendojnë spitalet. Federata e spitaleve të Zvicrës H+ në një komunikatë të saj ka shkruar se spitalet e përcjellin tutje në vëllim të plotë të gjitha zbritjet e çmimeve të medikamenteve që merr nga prodhuesit.

Reagime kundër akuzave të Santésuisse dhe Comparis kanë bërë edhe Federata e Mjekëve FMH dhe ajo e farmacistëve.