Shkurt.ch

Asteroidi i ri merr emrin e humanistes zvicerane

Gruaja 55 vjeçe, nënë gjashtë fëmijëve prej më shumë se dhjetë vitesh angazhohet për gratë refugjate nga qendra e afërme e azilit

Asteroidi i zbuluar pak kohë më parë do të marrë emrin e zviceranes Elisabeth Buser, të njohur për angazhimin e  saj humanitar me refugjatët. Lajmin për pagëzimin e asteroidit e ka dhënë shoqata astronomik e Winterthur-it, (AGW)  qytet ky në periferinë e të cilit jeton humanistja.

Gruaja 55 vjeçe, nënë  gjashtë fëmijëve prej më shumë se dhjetë vitesh angazhohet për gratë refugjate nga qendra e azilit në afërsi. Siç ka shpjeguar kryetari i shoqatës, Markus Grieseer,planeti i vogël ka rënë në sy qysh më 30 gusht 2008, me rastin e kërkimit të një asteroidi që nuk po dukej me vite.

Por, vetëm në verën e vitit 2013 kanë mundur të mblidhen dhe koordinohen matje të mjaftueshme nga rrjeti gjithëbotëror, që i kanë mundësuar Grisser-it për ta dhënë një propozim për emrin e asteroidit të ri, shkruan srf.ch. Ai pastaj i ka propozuar komitetit përgjegjës emrin e humanistes Buser.

Griesser thotë se e ka fascinuar fakti se ka pasur sukses që në një temë kaq të ndjeshme sikur azili të arrihet mirëkuptim pa pasur nevojë të hyhet në debate të pafundme politike.