Shkurt.ch

Banka Nacionale, e vendosur për një kurs stabil të frangut

Në Bankën Nacionale të Zvicrës (SNB) janë zotuar se do të mbrojnë normën minimale prej 1.2 të frangut kundrejt euros.

Banka Nacionale e Zvicrës ka paralajmëruar rrezikun e deflacionit dhe rritjen e dobët të ekonomisë zvicerane, duke thënë se ishte e gatshme për të bërë ndërhyrje të pakufizuara në tregun e valutave  dhe të marrin masa shtesë menjëherë nëse janë të detyruar për të mbrojtur kursin minimal që është në fuqi për tre vjet.

SNB megjithatë nuk arriti të dobësojë kursin e këmbimit të frangut, i cili u rrit një kohë të shkurtër në nivelin më të lartë për një javë, duke sinjalizuar që më në fund Banka Nacionale e Zvicrës mund të jetë e detyruar të marrë masa të mëtutjeshme, si ndërhyrje në tregun valutor ose në normat negative të interesit.

Të dy opsionet janë të pafavorshme. Ndërhyrjet do të rrisin rezervat tashmë të mëdha valutore të vendit dhe janë konsideruar të rrezikshme në perspektivë afatgjate. Normat negative të interesit mund të jenë të shtrenjta për bankat zvicerane komerciale.