Shkurt.ch

Banka Nacionale e Zvicrës, 28 miliardë fr. fitim në nëntëmujor

SNB thotë se performanca e saj, respektivisht fitimi është në varësi të madhe nga zhvillimet në tregun e financave

Banka Nacionale e Zvicrës (SNB) njofton se për nëntë muajt e parë të këtij viti ka shënuar një fitim prej 28.5 miliardë frangash. K është një rezultat shumë i mirë sidomos kur vihet përballë humbjeve që në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishin qenë 7 miliardë franga.

Meritat për këtë fitim shkojnë në radhë të parë te rezervat me valutë të huaj. SNB i ka gjeneruar fitimet ne kurs pikërisht nga këto rezerva.

Në komunikatën ku i shpall rezultatet e nëntëmujorit, Banka Nacionale e Zvicrës thotë se performanca e saj, respektivisht fitimi është në varësi të madhe nga zhvillimet në tregun e financave, shkruan nzz.ch. Kjo dhe është arsyeja e oscilimeve të mëdha që kanë ndodhur në harkun kohor prej një viti. Nisur nga oscilimet në fjalë, edhe prognoza për rezultatin në fund të vitit mund të bëhet vetëm kushtimisht.

SNB njofton më tutje se nga rezervat e arit rezulton një fitim prej 3.3 miliardë frangash.