Shkurt.ch

Belgjika kursen, mbyll disa ambasada dhe konsullata nëpër botë

Belgjika ka planifikuar të aplikoj kursimet duke mbyllur18 ambasada dhe konsullata nëpër botë, njofton Ministria e Punëve të Jashtme në Bruksel

Mbyllja e shërbimeve të tilla është e domosdoshme për Ministrinë e Financave që të sigurojë punën e misioneve tjera  gjatë kohës së kursimeve, thuhet në njoftim.

Ambasadat që do të mbyllen janë në Talin, Riga, Vilnius, Lubjanë dhe Nikosia,  dhe konsullatat në Lille të Francës dhe Strasburg.  Në Afrikë do të jenë të mbyllur ambasadat në Libi dhe në Kongo dhe konsullatat në Marok dhe Afrikën e Jugut.

Në Shtetet e Bashkuara do të jenë të mbyllura konsullatat në Toronto, Quito dhe La Paz. Ambasada e Belgjikë në Kabul do të mbyllet në janar