Shkurt.ch

Biblioteka më e vogël në botë, në një kabinë telefoni

Max Fuchs ka pasur një ide origjinale. Ai ka përdorur një kabinë të vjetër telefoni për ta shndërruar atë në bibliotekë

Ata që janë lodhur nga praktikat në bibliotekat normale, ku duhet paguar abonimi vjetor, respektuar afati për kthimin e librit etj., këtu do ta kenë më thjeshtë. Max Fuchs ka pasur një ide më origjinale. Ai, në një vend-kampim në Oberfelden (Kantoni Aargau), ka përdorur një kabinë të vjetër telefoni për ta shndërruar atë në bibliotekë.

“I gjithë adaptimi më ka kushtuar dy ditë e gjysmë punë por jam i kënaqur me atë që kam bërë”, thotë Fuchs, pranë kabinës që shkëlqen nga ngjyra e zjarrtë e kuqe. Ai thotë se e ka pasur një kabinë të vjetër telefoni, të nxjerrë nga përdoirmi dhe shuumë libra të vjetra, tashmë të lexuara, shkruan aargauerzeitung.ch. Këtu ka marrë udhë ideja e tij për bibliotekën, mbase më të vogël publike në botë.

Shfrytëzimi i bibliotekës është i lirë, pa rregulla të ngurta. Kush dëshiron, mund të marrë ndonjë libër për ta lexuar por po ashtu edhe të sjellë librat nga biblioteka e tij personale që nuk i duhen më. Gjithçka do të shkojë pa regjistrim, pa librezë të bibliotekës dhe pa afat kthimi të librit…