Shkurt.ch

Bieli, qyteti me më së shumti raste sociale

Numri i rasteve të mirëqenies sociale ka shënuar rënie në qytetet zvicerane në vitin 2013

Biel ka vazhduar të jetë në krye të listës së qyteteve me normën më të lartë të përfituesve të ndihmës sociale. Në Uster rastet e asistencës sociale janë rritur mbi mesataren në krahasim me qytetet e tjera zvicerane.

Më 2013 numri i rasteve sociale në të gjitha qytetet e Zvicrës gjatë vitit të kaluar ka shënuar rënie me rreth 2.5 për qind.
Një rritje e vogël është regjistruar në Cyrih, Bazel, Lausanne, Bernë dhe Schlieren. Në Zug dhe Wädenswil numrin i rasteve sociale ka shënuar rënie.
Në katër qytete të Zvicrës: Lucern, St Gallen, Biel dhe Schaffhausen, kishte një rritje mesatare. Mbi mesataren rritje është raportuar në Winterthur dhe Uster.   

Përqindja  më e lartë e asistencës sociale është raportuar të jetë regjistruar në Biel, me 11.7 për qind, Lausanne 10.2 për qind, Basel 6.5 për qind. Më së paku, me 1.5 për qind, është regjistruar në Uster dhe në Zug.

Përfituesit e asistencës sociale marrin një periudhë të gjatë ndihmë nga shteti. Më 2013, mesatarja e kohëzgjatjes ishte 38 muaj.