Shkurt.ch

Energjia diellore, biznes i së ardhmes

Prodhimi i energjisë në bazë të rrezatimit diellor në Zvicër nga viti 2010 ka tejkaluar pritjet si të qeverisë, po ashtu dhe të organizatave mjedisore

Prodhimi i energjisë elektrike ka shënuar rritje nga dielli i fortë, duke filluar me 93 orë gigavatë më 2010, për të arritur në vitin 2014 me 782 orë gigavatë, sipas organizatës mjedisore “Allianz”.

Mediet zvicerane thonë se janë shumë arsye që kontribuuan për këtë popullaritet të paneleve diellore, mbi të gjitha, duke ulur koston e prodhimit me rreth një të katërtën në 10 vjetët e fundit. Po ashtu thuhet të jetë një përkrahje për shkak se bëhet fjalë për energji të pastër, e cila nuk e ndot mjedisin.