Shkurt.ch

Fatkeqësitë natyrore shkaktojnë humbje prej 113 miliardë dollarësh

Humbje prej 113 miliardë dollarësh kanë shkaktuar fatkeqësitë natyrore dhe rënia në ekonominë globale më 2014, thotë kompania zvicerane e sigurimeve "Swiss Re".

Humbje prej 113 miliardë dollarësh kanë shkaktuar fatkeqësitë natyrore dhe rënia në ekonominë globale më 2014, thotë kompania zvicerane e sigurimeve “Swiss Re”.

Kostoja këtë vit është 16% më e ulët se më 2013, kur humbjet që ishin shkaktuar kapnin vlerën rreth 135 miliardë dollarë. 11 mijë njerëz është numri i të vdekurve nga fatkeqësitë natyrore të këtij viti, që është 27 mijë më pak të vdekur se më 2013.

Këtë vit dëmtimi i të siguruarve është i mbuluar me 34 miliardë dollarë, që është 24 për qind më pak se më 2013, parashikon “Swiss Re”.

Stuhitë në SHBA në fillim të vitit 2014 kanë kushtuar 1.7 miliardë dollarë, ndërsa stuhitë në pranverë 2.9 miliardë dollarë. Pastaj stuhitë në Francë, Gjermani dhe Belgjikë sollën humbje me vlerë rreth 2.7 miliardë dollarë