Shkurt.ch

Fitohet “Jackpoti” 48.6 milionë frangash në Zvicër

Kombinimi i artë me numrat fitues ishte: 3, 4, 7, 21, 22, 23 dhe numri me fat 2. Fituesi vjen nga kantoni i Bernës.

Zviceranët ishin sërish në ethe të lojërave të fatit.  Për Mega Jackpot-in në „Swiss Lotto“ janë ë shitur para tërheqjes së sontme 1.6 milion tiketa në pjesën gjermane të Zvicrës për fondin rekord të mbledhur prej 48.6 milionë frangash.

Një qytetar në kantonin e Bernës kishte investuar 36 franga të shtunën dhe ishte shumë me fat Zvicër.

Ai ka fituar cmimin më të lartë në historinë e  lotarisë zvicerane..

Kombinimi  i artë me numrat fitues ishte: 3, 4, 7, 21, 22, 23 dhe numri me fat 2.

Një fitues tjetër me fat kishte fituar një milion duke  qëlluar 6 numrat fitues.

Mega Jackpot-i prej 48.6 milione frangash ishte më i madh në historinë e lotarisë zvicerane.  Shuma më e lartë në lotarinë zvivcerane ishte 35.8 milionë dhe 34.5 milionë franga zvicerane.

Zvicra ka pasur 804 milionerë në Swiss Lotto që nga krijimi i saj më 1970. Në vitin 2014  kjo lojë ka bërë 16 milionerë, kundër 24 milionerë në 2013 dhe 18 më 2012.