Shkurt.ch

Gati gjysma nuk arrijnë t’i paguajnë me kohë faturat

Në Zvicrën e pasur gati gjysma e njerëzve që jetojnë këtu nuk mund t’i paguajnë me kohë faturat e tyre. Megjithatë, shumica besohet të kenë nën kontroll financat.

Në Zvicër shumë njerëz janë duke u ballafaquar me vështirësi të shumta financiare. Sipas një studimi, një e katërta nuk kanë para rezervë pasi t’i paguajnë faturat. Dhe rreth 45 për qind prej tyre faturat në gjashtë muajt e fundit nuk i kanë paguar me kohë për shkak të mungesës së parave.

Rezultatet tani janë bërë publike nga një studim i realizuar nga “European Consumer Payment».

Të rinjtë janë pesimistë për të ardhmen e tyre në Zvicër, thotë studimi në fjalë.

Megjithatë, 60 për qind e të anketuarve zviceranë besojnë se ata i kanë nën kontroll të mirë ose shumë të mirë financat e tyre. Më të shqetësuar janë për shpenzime të kujdesit shëndetësor, kostot e sigurimit dhe frika e humbjes së vendeve të tyre të punës.

Një shumicë e madhe e të rinjve nëpër Evropë kanë pak besim në mirëqenien financiare të tyre. Vetëm çdo i pesti nga mosha 15-24-vjeç beson se pikërisht kjo grupmoshë mund të ketë menaxhuar me sukses paratë e tyre. Për raportin “European Consumer Payment” janë intervistuar 20 mijë njerëz, në 21 vende evropiane.