Shkurt.ch

Gjermania më e ashpër me emigrantët e varfër të BE-së

Qeveria e Gjermanisë ka miratuar një paketë masash që parashikojnë mundësinë e dëbimit të emigrantëve nga vendet e BE-së, të cilët kanë kepërdorur ndihmat sociale

Kufizimet për të hyrë në Gjermani do të aplikohen edhe nëse baza për lejen e qëndrimit të imigrantëve nga vendet e BE-së në Gjermani bazohen në mashtrim apo abuzim.

Gjithashtu qytetarët nga vendet e BE-së do t’u lejohet që të qëndrojnë në Gjermani për të gjetur një punë këtu vetëm gjashtë muaj.

Ndihmat e shtetit për fëmijët do të paguhen vetëm nëse parashtruesi i kërkesës paraqet edhe numrin identifikues tatimor.

 Ministri i Punëve të Brendshme, Thomas de Maizière (CDU), tha se do të shqyrtohet edhe mundësia që ndihmat sociale për fëmijët të jenë në të njëjtin nivel si në vendin e origjinës së emigrantëve.

Në qendër të diskutimeve janë sidomos emigrantë nga Rumania dhe Bullgaria, numri i të cilëve në periudhën 2004 – 2012 është rritur nga 35 mijë në rreth 181 mijë persana.

 Më 31 dhjetor 2013 në Gjermani ishin të regjistruar 3.1 milionë qytetarë nga vendet e BE-së, kurse në të njëjtë kohë në vitin 2012 ishin 2.8 milionë qytetarë.

Komunat gjermane, të cilat janë të prekur veçanërisht nga ky lloj emigracioni, qeveria federale do t’i ndihmojë financiarisht me rreth 25 milionë euro për të përballuar shpenzimet e strehimit të emigrantëve.