Shkurt.ch

“HSBC” dyshohet për mashtrim dhe pastrim parash

Hetuesit belgë kanë akuzuar sot filialin zviceran të bankës britanike "HSBC" për mashtrim dhe pastrim të qindra-miliona eurove.

Sipas hetuesve, banka zvicerane “HSBC” u ka ndihmuar qindra klientëve që ta mashtrojnë shtetin belg. Banka në fjalë është akuzuar për mashtrim të rëndë dhe të organizuar të pastrimit të parave, lidhje kriminale dhe për praktika të paligjshme të biznesit si një ndërmjetës financiar, raporton agjencia “France Press”.

“Akuzat në fjalë janë të vjetra dhe kanë të bëjnë me menaxhimin e pasurive të klientëve të pasur, veçanërisht ato në Antwerp, një qytet që është kryeqyteti i tregtisë ndërkombëtare të diamanteve”, thuhet në një deklaratë të hetuesve belgë.