Shkurt.ch

Humbën 10:0, të gjithë lojtarët u përjashtuan!

Shefi i një klubi të futbollit FC Grenchen në Zvicër për shkak të performancës së dobët të ekipit ka përjashtuar të gjithë futbollistët

Klubi në fjalë garon në ligën e katërt në Zvicër dhe aktualisht është në pozitën e fundit të tabelës, me vetëm pesë pikë, nga 14 ndeshje të zhvilluara në sezon.

Në sezonin aktual ka pranuar 80 gola dhe ka shënuar vetëm 10. Më së keqi ka kaluar me humbjen në fund të sezonit nga ekipi i ri i Lucernit me rezultat 10:0. 

I pakënaqur me gjendjen, drejtori sportiv i ekipit, Renato Brun, ka marrë një vendim radikal dhe ka përjashtuar të gjithë futbollistët.

“Kjo tingëllon brutale, por fakti është se ata lojtarë nuk kanë qenë mjaft të mirë për këtë garë futbollistike”, tha Brun, duke treguar se pothuajse të gjithë u përjashtuan për shkaqe sportive, ndërsa vetëm dy për shkak të karakterit të tyre.