E premte, 19 Dhjetor, 2014 - 03:12
Subscribe to Syndicate
download

I dyshuari për vrasjet në Lucern, shqiptar nga Kosova

27.02.2013 - 12:45
Një koleg i punës dhe fqinj i dorasit ka konfirmuar për albinfo.ch se krimin në Menznau të Lucernit e ka kryer shqiptari Viktor B. nga fshati Nec i Gjakovës
Keystone

Gjatë gjithë pasdites së sotme albinfo.ch pas marrjes së informatave të paverifikuara nga burime të ndryshme brenda komunitetit, ka bërë përpjekje të marrë konfirmimin për rastin e rëndë të krimit  që ka ndodhur sot në Menznau të Lucernit.

Një koleg i punës dhe fqinj i dorasit, në kushte anonimiteti ka konfirmuar për albinfo.ch se krimin në Menznau të Lucernit e ka kryer shqiptari Viktor B. nga fshati Nec i Gjakovës. Sipas burimit tonë, autori i vrasjes nuk ishte në orar të punës por kishte ardhur enkas për të kryer krimin. Dy të vrarët, sipas tij janë zviceranë, njëra prej tyre femër, që punonte në kantinën ku ndodhir vrasja.

Rreth motiveve të mundshme burimi ynë nuk ka informacione por ajo që është vënë re kohëve të fundit te Viktor B., ka qenë mbyllja në vetvete dhe mungesa e shoqërimit me të tjerët. Megjthatë ai thotë se autori i vrasjes nuk ka qenë i njohur si tip problematik dhe ka pasur një jetë të qetë e normale.

Kohëve të fundit ai e kishte ndërruar vendbanimin duke kaluar nga Menznau në Willisau. Bashkëbiseduesi ynë thotë se në këtë fabrikë punojnë një numër i madh shqiptarësh, rreth 60 sish.

Nga ana tjetër policia, me gjithë përpjekjet e bëra nga albinfo.ch nuk ka pranuar të japë informata në lidhje me rastin me arsyetim detyrimin për mbrojtjen e të dhënave personale

Mediet e Lucernit për dorasin shkruajnë se ka qenë kickboksier.

 

14:35

Në konferencë e paralajmëruar të shtypit që u mbajt rreth orës 14, policia vetëm ka konfirmuar se sulmuesi dhe të sulmuarit janë zviceranë dhe se 6 nga shtatë të plagosurit kanë marrë plagë të rënda. Ende nuk dihet nëse ata janë në rrezik për jetën ose jo.

Vrasësi (42 vjeç) ka qenë punëtor shumëvjeçar i firmës dhe nuk ka rënë në sy më parë për probleme me bashkëpunëtorët. Zyrtarët policorë po ashtu nuk kanë mundur të tregojnë se si ka ndodhur vrasja e sulmuesit. "Duket se ka pasur edhe një këmbim të shtënash me armë në vendin e ngjarjes. Rrethanat e vrasjes janë objekt i hetimeve të mëtutjeshme".

Konferenca ka zgjatur vetëm rreth 15 minuta dhe përfaqësuesit e policisë nuk kanë lejuar pyetje.

------

Në kantinën e fabrikës për përpunimin e drurit “Kronospan” në Menznau të Lucernit një person ka shtënë me armë me ç`rast sipas dëshmitarëve, ka vrarë pesë veta dhe ka plagosur një numër të panjohur personash. Ndërkohë informatat nga Menznau thonë se janë tre të vrarë dhe 7 të plagosur. Në mesin e të vrarëve është edhe vetë sulmuesi.

Siç bën të ditur policia e Lucernit, krimi ka ndodhur rreth orës 9 të mëngjesit.

Mediet zvicerane duke iu referuar dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes flasin për pesë persona të vrarë, ndërsa policia deri më tash nuk ka ofruar të dhëna mbi autorin e masakrës, motivin e tij dhe mbi viktimat. Një zëdhënës i policisë së kantonit të Luzernit vetëm ka konfirmuar se në Menznau ka ndodhur një konflikt dhe se policia ndodhet në një numër të madh në vendin e ngjarjes. Po ashtu tre helikopterë të shërbimit për shpëtim nga ajri Rega, bartur katër të plagosur rëndë në dy spitale të ndryshme.

Policia ka njoftuar se në orën 14.00 do të dalë me të dhëna më të hollësishme në lidhje me krimin.

Reklamë

Reklamë

Sipas një komunikate të Zyrës Federale për Statistika (BFS) 84 për qind të banorëve të Zvicrës sot jetojnë në vendbanime qytetare
CH-Kosovë
Venera Dërmaku - Rexha, drejtoreshë për kulturë në Kamenicë
HELVETAS bën bilancin e punëve të kryera gjatë vitit 2014 HELVETAS prezantoi përmbledhjen ekzekutive për vitin 2014. Faza e parë e projektit APR është paraparë që të realizohet në periudhën 2013-2015, ndërsa caku i projektit është punësimi i 5200 personave.
Politikani shqiptaro-zviceran që zemra i rrah nga e djathta Përparim Avdili është një nëpunës 27 vjeçar banke, kandidat i FDP-së (Partia Liberale e Zvicrës) për deputet në Parlamentin e Kantonit të Cyrihut
© keystone
Shqiptarët, krenarë me uniformën ushtarake të Zvicrës Shifrat jozyrtare thonë se rreth 2 mijë shqiptarë mund të jenë pjesë e ushtrisë së Zvicrës. Por, numri i saktë nuk mund të dihet sepse përgjigja e autoriteteve të ushtrisë është se Zvicra ka ushtarë zviceranë dhe jo ushtarë të huaj
Video Intervistë
Shpendi rrëfehet: Produksion: albinfo.ch Intervistë e realizuar nga Vjosa Gërvalla Shem Asllani
Shpendi rrëfehet Për luftën kundër korrupsionit, për barazinë shoqërore, dhe vizionin e tij për të ardhmen e Prishtinës, flet për Albinfo.ch kryebashkiaku Shpend Ahmeti
Video
Fc Kosova Junior
“Kur të rritem dua të bëhem si Shaqiri” Që nga dalja në skenën e futbollit të Shaqirit me shokë, te fëmijët shqiptarë ka një interesim më të madh që të merren me futboll. Për të parë nga afër këtë interesim, albinfo.ch ka vizituar skuadrën e juniorëve të FC Kosovës

Reklamë

Moti

Bernë

Overcast, fog
  • 5 °C
Reported on:
Pre, 19/12/2014 - 02:20

Prishtinë

Broken clouds, fog
  • 3 °C
Reported on:
Pre, 19/12/2014 - 02:30

Cyrih

Scattered clouds
  • 8 °C
Reported on:
Pre, 19/12/2014 - 00:50

Shkup

Scattered clouds, mist
  • 1 °C
Reported on:
Pre, 19/12/2014 - 02:30

Newsletter

Reklamë

Kursi i valutave

Amount to convert

Reklamë

Facebook

Copyright © 2010 albinfo.ch. All Rights Reserved.

Përdorimi i shkrimeve, fotografive si dhe materialeve të kësaj platforme mund të bëhet vetëm duke e përmendur burimin albinfo.ch. Cdo shfrytëzim dhe riprodhim i tyre pa lejen e albinfo.ch është i ndaluar dhe përbën shkelje e të drejtave autoriale .
Redaksia e mban të drejtën për mosbotimin dhe moskthminin e dorëshkrimeve, fotografive apo materialeve të tjera të dërguara.

Rreth nesh

Karta


Bashkëpunimi
Shkabaj