Shkurt.ch

Ku janë çmimet më të lira të naftës në Zvicër?

Një litër benzinë pothuajse në gjithë Zvicrën kushton për më pak se 1.50 franga.

Por ende janë dallimet e mëdha në çmime, varësisht prej kantonit, ka ndryshime nga 10 në 20 centë për litër.

Arsyet për çmime të ndryshme janë për shkak të shpenzimeve të transportit dhe konkurrencës lokale, thonë në Shoqatën e naftëtarëve.

Çmimet në MIGROL ndryshojnë për rreth 10 centë. Në pjesën jugore, në Jura afër Cressier NE, është më e lirë.

Në faqen e internetit benzin-preis.ch tregohen çmimet më të lira të karburanteve.

Oel-Pool AG në Suhr me markën “Ruedi Rüssel”, e cila operon me rreth 360 pompa benzini në Zvicër, ka mjaft çmime të lira të karburanteve.

Megjithatë, më lirë është Gampelen BE, ku një litër benzin kushton 1,45 franga.

Në qershor 2014 një barel (159 litra) i naftës së papërpunuar ka kushtuar 116, dollarë ndërsa tani është vetëm 67 dollarë, ose 43 për qind më pak. Çmimi i benzinës ra në të njëjtën periudhë, por vetëm me rreth 10 për qind.