Shkurt.ch

Më shumë biçikleta elektrike nëpër Evropë

Shitjet e biçikletave elektrike janë në rritje, sidomos në vendet me një traditë të gjatë të përdorimit të biçikletave

Në rrugët zvicerane tashmë qarkullojnë rreth 25.000 biçikleta elektrike ndërsa një rritje në shitje të këtyre modeleve është shënuar në Gjermani dhe Holandë. E-Bikes kanë një motor, i cili lehtëson lëvizjen e pedaleve në raste urgjente.

Posta gjermane për të lehtësuar punën e postierëve në flotën e saj ka në dispozicion  6200  biçikleta elektrike..

Në Kinë përdoren rreth 10 milionë  biçikleta me motor. Përdorimi i tyre po zgjerohet edhe në Evropë, por në Shtetet e Bashkuara nuk është “zbuluar” ende biçikleta e tillë. Arsyeja është sepse në Amerikë biçikletat elektrike trajtohet si motoçikletë.