Shkurt.ch

Mungojnë punëtorët e kualifikuar

Qeveria e Zvicrës do të ndërmarrë masa për të plotësuar mungesën e madhe të punëtorëve të kualifikuar.

Tashmë tre vjet Departamenti i Çështjeve Ekonomike ka lansuar një iniciativë të quajtuar “Fachkräfte-Initiative“.

Planin në fjalë e ka prezantuar të premten ministri i Ekonomisë, Johann Schneider-Ammann. Synohet me këtë plan që refugjatët me status të njohur të azilit të integrohen në tregun e punës.

Po ashtu për të siguruar vende shtesë për përkujdesje të fëmijëve nëpër shkolla për të përmirësuar më mirë raportet ndërmjes punës dhe familjes.

Pastaj parashikohet të reduktohen tatimet për familjet.