Shkurt.ch
Në Zvicër ka më shumë milionerë sesa raste sociale
Zvicra ka më shumë milionerë, 330.000, në krahasim me njerëzit që marrin ndihma sociale, që raportohet të jenë rreth 250.000
Në Zvicër numri i njerëzve në asistencë sociale dhe numri i milionerëve është në rritje. Kështu thotë në një intervistë për gazetën «Le Temps» Felix Wolffers, kryetar i Konferencës Zvicerane për Ndihmë Sociale (Skos).
Zvicra ka më shumë milionerë, 330.000, në krahasim me njerëzit që marrin ndihma sociale, që raportohet të jenë rreth 250.000.
Shpenzimet, sipas tij, për asistencën sociale përfshijnë vetëm 2 për qind të të gjitha shpenzimeve, që janë 2.8 miliardë franga të sistemit të sigurimeve shoqërore. Edhe nga zbritja e premive të sigurimit shëndetësor (Verbilligung von Krankenkassenprämien) në vitin 2012 janë shpenzuar 4 miliardë franga.
Wolffers vuri në dukje se debati mbi mirëqenien sociale në Zvicrën gjermane trajtohet më shumë si çështje politike sesa në pjesën perëndimore. Arsyeja, sipas tij, është se në pjesën gjermane vendosin komunat, ndërsa në pjesën frankofone fjalën e fundit e kanë kantonet kur është fjala për mirëqenien sociale.
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?