Shkurt.ch

Në Zvicër testohet vaksina kundër Ebola-s

Swissmedic tashmë ka lejuar që testimet përkatëse të kryhen te 120 persona të paraqitur vullnetarisht

Në Zvicër së shpejti mund të bëhet testimi i vaksinave kundër sëmundjes Ebola. Autoriteti zviceran për lejimin (licencimin) e medikamenteve, Swissmedic tashmë ka lejuar që testimet përkatëse të kryhen te 120 persona të paraqitur vullnetarisht, shkruan srf.ch.

Spitali ku do të vaksinohen personat e paraqitur për testim është Spitali Universitar në Lozanë. Me këtë rast bëhet fjalë për testimin e parë të këtij lloji, të lejuar deri më tash në Zvicër. Testimet do të sjellin dëshmitë nëse materia për vaksinim është e pranueshme nga trupi i njeriut  dhe nëse ajo fare vepron ose jo.

Ky aksion e ka edhe mbështetjen e Organizatës Botërore për Shëndetësi (WHO). Testime klinike të vaksinës kundër sëmundjes ebola deri më tash ka pasur në SHBA, në Angli dhe në Mali.