Shkurt.ch

Ndalon makinën e policisë, e ngatërron me taksi

Policët janë munduar t`ia sqarojnë se ai duhet të kërkojë mjet tjetër qarkullimi, por i riu kishte qëlluar kokëfortë dhe provoi të hynte në veturë...

Një i ri 19 vjeçar nga Guinea ka provuar në praktikë se makinat e policisë në Zvicër nuk bë të ngatërrohet me ato të taksistëve.
Ai ishte që qendrën Paquis të Gjenevës dhe ia ka bërë me shenjë makinës së policisë që të vinte te ai. Kur ajo i është afruar, i riu ka dashur të hipë në makinë, duke kërkuar ta çojnë në Meyerin, një lagje e Gjenevës.

Nga këto veprime kë tij u kuptua se ai e a ngatërruar policinë me taksinë. Policët janë munduar t`ia sqarojnë se ai duhet të kërkojë mjet tjetër qarkullimi, por i riu kishte qëlluar kokëfortë. Kur ai provoi të hynte në veturë, policëve iu bë mjaft. Ata e morën atë me vete dhe e dërguan në stacionin më të afërt policor. Pas kontrollimit të bërë, u konstatua se ai, jo vetëm që po qëndronte ilegalisht në Zvicër por kishte edhe një qese me marihuanë. Policia e futi guineanin e dehur në qeli, deri sa atij i doli pija.