Shkurt.ch

Një milion foshnja vdesin në ditën e lindjes së tyre

Gati tre milionë fëmijë nuk mbijetojnë muajn e tyre të parë, thonë në UNICEF

Shanset për të jetuar për vajzat dhe djemtë janë përmirësuar ndjeshëm në gjithë botën. Megjithatë, rreth 2.8 milionë fëmijë në vit nuk kanë mbijetuar në katër javët e para pas lindjes, raporton Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF. Rreth 6.3 milionë fëmijë vdesin para ditëlindjes së tyre të pestë – dy dekada më parë statistikat kanë treguar shifrat që ishin dy herë më shumë .

Sipas UNICEF-it, shumë vdekje mund të parandalohen me masa të thjeshta. Rreth gjysma e të gjitha grave shtatzëna nuk gëzojnë trajtimim minimal shëndetësor. Sidomos shumë gra vdesin, sipas UNICEF-it në Etiopi, Bangladesh, Nigeri dhe në Kenia.

Më tutje UNICEF thotë se çdo fëmijë i tretë vjen në botë pa kujdesin e duhur mjekësor. Lindjet me komplikacione që kanë sjellë lindjet e parakohshme ishin ndër arsyet kryesore pse fëmijët nuk kanë mbijetuar. Sipas UNICEF-it, në Afrikë çdo fëmijë i njëmbëdhjetë vdes para ditëlindjes së tij të pestë; në vendet perëndimore është çdo i 159-ti.