Shkurt.ch

Qendrat e azilit janë plot, s’ka më vende

Kantonet e Lucernit dhe Zugut kanë nevojë për më shumë hapësirë për azilkërkuesit dhe për këtë arsye janë mbështetur në një plan emergjent. Kantoni i Luzernit është i angazhuar për të siguruar strehim brenda dhjetë javëve në 67 komuna. Ka të bëjë me komunat që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara të shpërndarjes nga Kantoni. Luzern […]

Kantonet e Lucernit dhe Zugut kanë nevojë për më shumë hapësirë për azilkërkuesit dhe për këtë arsye janë mbështetur në një plan emergjent. Kantoni i Luzernit është i angazhuar për të siguruar strehim brenda dhjetë javëve në 67 komuna.

Ka të bëjë me komunat që nuk plotësojnë kriteret e përcaktuara të shpërndarjes nga Kantoni. Luzern duhet të siguronte 60-80 vende të reja në muaj që nga qershori  2014.

Kantoni Zug ka strehuar azilkërkues në Spitalin e vjetër Kantonal. Në spital pritet  të strehohen 50 njerëz. Kapaciteti mund të dyfishohet nëse është e nevojshme, thonë autoritetet në Zug.