Shkurt.ch

Qeveria, masa detyruese kundër diskriminimit në paga të grave

Ndërmarrjet që kanë ë paku 50 të punësuar detyrohen të bëjnë kontrollime të rregullta të pagave dhe t`i verifikojnë ato

Këshilli Federal me synimin për të luftuar diskriminimin e femrave në punë  planifikon të vendosë masa obliguese në këtë drejtim. Kjo marrje masash merret në konsiderim pasi që një dialog vullnetar mbi pagat që po zgjat prej pesë vitesh nuk ka treguar rezultate konkrete.

Janë disa masa që do të ndërmarrë qeveria e vendit për të zvogëluar diferencën në paga në mes të gruas dhe burrit. Në mesin e tyre është ajo që ndërmarrjet që kanë ë paku 50 të punësuar detyrohen të bëjnë kontrollime të rregullta të pagave dhe t`i verifikojnë ato. Në rast se pas analizave do të konstatohet ekzistimi i dallimeve të theksuara të pagave në mes të gjinive, vetë ndërmarrjet obligohen që të marrin masa.

Barazia në paga në mes të grave dhe meshkujve është e siguruar në kushtetutën federale dhe në ligjin për barazinë por në praktikë femrat marrin mesatarisht paga dukshëm më të ulëta se meshkujt për punën, pozitën dhe profesionin  e njëjtë.