Shkurt.ch

Roche investon 3 miliardë franga për kullën 205-metra të lartë

Gjiganti farmaceutik nga Bazeli, “Roche” në dhjetë vjetët e ardhshëm ka në plan ndërtimin e një godine të re shumëkatëshe që do të kushtojë tre miliardë franga

 

Përveç kësaj, ndërtesat ekzistuese do të modernizohen.

 

Në ndërtesën e re do të punojnë rreth 1900 punonjës me zyra moderne për 1700 të punësuar. Bëhet fjalë për një ndërtesë 50 katëshe dhe të lartë 205 metra.

 

Edhe ndërtesa e vjetër e administratës nga arkitekti Otto Salvisberg do të rinovohet.

 

Shefi i Roche, Severin SCHWAN thotë se me këtë investim synojnë për të rritur atraktivitetin për kërkime të reja dhe zhvillim.

 

“Ne kemi një traditë shumë të gjatë në Bazel. Unë besoj se është e rëndësishme për një kompani globale si Roche të dihet ku i ka rrënjët, dhe ku e ka shtëpinë”, tha Swan.