Shkurt.ch

Rritet eksporti në Zvicër

Eksportet u rritën sidomos në Evropë dhe Azi, me shitjet rekord në tregun kinez

Eksportet zvicerane në korrik u rritën me pesë për qind, në 19.3 miliardë franga, kryesisht për shkak të ngritjes së shpejtë të shitjes së stolive dhe produkteve farmaceutike.

Eksportet u rritën sidomos në Evropë dhe Azi, me shitjet rekord në tregun kinez.

Sektori i shitjes së stolive ka shënuar rritje për 24 për qind, ndërsa industria farmaceutike ka shënuar rritje për 8 për qind.

Shumica e eksporteve zvicerane në Hungari kanë regjistruar rritjen për 47 për qind, Spanjë 40 dhe në kontinentit aziatik shitjet u rritën me 3.7 për qind gjatë të njëjtit muaj të vitit të kaluar, ndërsa dërgesat në Kinë u rriten për 11 për qind.

Nga ana tjetër, importet në Zvicër në korrik kanë shënuar ulje për 3.5 për qind dhe ka shënuar një rekord të suficitit tregtar prej 4 miliardë frangash.