Shkurt.ch

Rritje simbolike e turizmit

Numri i bujtjeve në hotele i regjistruar gjatë muajve të kaluar është rritur për vetëm 0.2 për qind

Turizmi në Zvicër ka shënuar një rritje fare të vogël, gjatë sezonit veror. Vera, në kuptimin turistik përfundon në fund të tetorit.

Numri i bujtjeve në hotele i regjistruar gjatë muajve të kaluar është rritur për vetëm 0.2 për qind, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Ekonomi i Zvicrës (Seco).

Ndër arsyet e mungesës së një rritjeje më substanciale përmenden koniunktura e paralizuar ekonomike evropiane dhe kushtet klimatike jo të mira që kanë mbretëruar gjatë verës që kaloi.  

Për sezonin e ardhshëm dimëror Seco parashikon rritje prej dy për qind të bujtjeve në hotele në krahasim me sezonin e kaluar dimëror. Sigurisht, parakushte për realizimin e kësaj prognoze do te jenë reshjet e borës.