Shkurt.ch

Së paku 20 refugjatë humbin jetën në Mesdhe

Një tragjedi e rëndë refugjatësh që ka ndodhur të martën u ka marrë jetën së paku 20 njerëzve në brugjet detare të Libisë.

Një  tragjedi e rëndë refugjatësh që ka ndodhur të martën u ka marrë jetën së paku 20 njerëzve në brugjet detare të Libisë. Siç ka njoftuar marina libiane në mbrëmje, ajo ka arritur të shpëtojë 22 refugjatë që po mbaheshin në trupin e anijes së tyre të përmbytur.

Anija është fundosur rreth njëqind kilometra në lindje të kryeqytetit të Libisë, Tripolit.

Të mbijetuarit kanë thënë se në anije fillimisht kanë qenë rreth 150 veta.

Gjatë muajve të verës, me mijëra migrantë provojnë që nga Libia, me anije të kalojnë Detin Mesdhe për të zbarkuar në Itali.

Në muajt e deritashëm të këtij viti, në Itali kanë arritur më shumë se 80 mijë refugjatë, shkruan nzz.ch. Në vazhdimësi ka probleme me anije që fundosen ndërsa numri i të mbyturve në ujë është i panjohur.