Shkurt.ch

Shoferët më të këqij në Zvicër

Një studim i fundit në Zvicër ka bërë radhitjen e kantoneve sipas shoferëve të këqij

Studimi tregon se Aargau konsiderohet të ketë shoferët më të këqij në Zvicër.

Instituti për hulumtimin e opinionit Leger ka intervistuar 1014 njerëz në Zvicër. “Ku janë shoferët më të këqij në Zvicër?”

Rezultati është për t’u habitur. 20.1 për qind thanë se shoferët më të këqij vijnë nga Aargau, pastaj vjen Cyrihu me 7 për qind dhe Gjeneva me 5.4 për qind.

Kantoni Nidwalden është në fund të listës, ku do të thotë se shoferët janë më të disiplinuarit në Zvicër.