Shkurt.ch

Shpëtojnë 3.500 emigrantë në Mesdhe

Që nga e premtja e kaluar autoritetet italiane thonë se kanë shpëtuar 3.500 emigrantë dhe kanë gjetur të paktën 18 trupa pa jetë në Detin Mesdhe. Është rritur numri i emigrantëve që bëjnë përpjekje të arrijnë në Itali nga Libia dhe pjesë të tjera të Afrikës Veriore.

Që nga e premtja e kaluar autoritetet italiane thonë se kanë shpëtuar 3.500 emigrantë dhe kanë gjetur të paktën 18 trupa pa jetë në Detin Mesdhe.

Është rritur numri i emigrantëve që bëjnë përpjekje të arrijnë në Itali nga Libia dhe pjesë të tjera të Afrikës Veriore.

Rreth 100.000 emigrantë kanë arritur në brigjet e Italisë gjatë këtij viti.

Komisarja e Bashkimit Evropian për Punë të Brendshme, Cecilia Malmstrom, tha se është e tronditur nga vdekjet e emigrantëve. Ajo tha se Komisioni Evropian është i përkushtuar për të ndihmuar Italinë në përpjekjet për të shpëtuar dhe ndihmuar emigrantët.

Siç raporton VOA, Italia shpenzon 13 milionë dollarë në muaj për patrullat ajrore dhe detare të aktivizuara pas mbytjes së më shumë se 360 emigrantëve pranë ishullit  të Lampeduzës tetorin e kaluar.