Shkurt.ch

Suedishtja, me shprehje të veçantë për gjininë asnjanëse

Në fjalorin suedez është futur shprehja „Hen“ për të identifikuar personat me gjini asnjanëse ose transseksualët

Të gjitha gjuhët i kanë shprehjet për dy gjinitë: ai ose ai. Por kur është fjala për gjininë e mesme apo transseksualët, gjuhët mbeten të varfra me shprehje. Ndërkaq, gjuha suedeze tash e tutje do të ketë shprehjen edhe për gjininë asnjanëse. Në fjalorin suedez është futur shprehja „Hen“ për të identifikuar personat me gjini asnjanëse ose transseksualët.

Po ashtu kjo shprehje do të përdoret edhe në rastet kur gjinia e personit për të cilin flitet është e panjohur ose e parëndësishme.

Shprehja „Hen“ për herë të parë është përdorur në vitin 2012  dhe është kontestuar shumë. Por ndërkohë Akademia Suedeze ka pranuar këtë shprehje në fjaloirn që publikohet në vitin 2015.

„Është një fjalë që gjendet në përdorim dhe plotëson një funksion në mënyrë të padyshimtë“, ka thënë kryeredaktori i fjalorit Sven-Göran Malmgren për radion suedeze.