Shkurt.ch

Swiss, me 15 aeroplanë të rinj

Lufthansa blen 25 aeroplanë të rinj Airbus.15 aeroplanë do t’i takojnë Swissit, 10 të tjerë do të shkojnë për Euro Wings

Bëhet fjalë për Airbus 320, të cilët do të zëvendësojnë avionët e vjetër në flotën e aeroplanëve të Swiss. Ato karakterizohen me një aerodinamikë të përmirësuar. Avionët konsumojnë 15 për qind më pak karburante .

Kontrata me 25 aeroplanë ka një vlerë totale prej 2.5 miliardë eurosh.

Flota  e koncernit “Lufthansa Group” po kalon në një ristrukturim të madh. Aktualisht, grupi gjerman ka në plan të blejë gjithsej 265 aeroplanë të rinj në vlerë prej rreth 30 miliardë eurosh. Aeroplanët në fjalë janë në plan që t’i dorëzohen koncernit gjerman deri në vitin 2025.