Shkurt.ch

Tetori më i ngrohtë i viteve të fundit

Siç tregojnë prognozat, me një mot ngjashëm të butë do të fillojë edhe nëntori

Muaji i tetorit, dita e fundit e të cilit është sot, ka qenë më i ngrohti në vitet e fundit i regjistruar në Zvicër. Edhe pse i pasur me shira, temperatura mesatare e tetorit 2014 ka qenë mesatarisht për tri gradë më e lartë se ajo e tetorit të vitit të kaluar.

Kështu, ky tetor së bashku me ata të vitit 2001 dhe 2006 janë më të ngrohtët prejse mbahen shënime vjetre të meteorologëve.

Siç tregojnë prognozat, me një mot ngjashëm të butë do të fillojë edhe nëntori. Vetëm nga gjysma e javës që vjen mund të priten rënie temperaturash gjegjësisht një depërtim i rrymave të ftohta të ajrit, para së gjithash në perëndim të vendit, thonë meteorologët.